AKTUALITET /

Shtrenjtimi i naftës, Shoqata e Transportit Publik redukton autobusët: Qeveria të ndërhyjë

Pakësimi i flotës së urbanëve në Tiranë do të nisë nga e hëna në rast se autoritetet nuk marrin masat e nevojshme.

Shkruar nga Versus

Shtrenjtimi i naftës, Shoqata e Transportit Publik redukton autobusët:

Shoqata e Trasnsportit Publik do të reduktojë me 30% flotën e autobusëve pas rritjes së çmimit të naftës me pothuajse 70 lekë nga sa ishte disa ditë më parë. Në reagimin e bërë, shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet në mënyrë që të mos cënohet shërbimi për qytetarët.

Mes kërkesave është që qeveria të rishikojë taksat që shqiptarët paguajnë për çdo litër karburant dhe të hartojë një strategji për të zbutur efektet e kësaj rritje të çmimit të naftës.

“Rënia në vesh të shurdhër e kërkesave të vazhdueshme në një situatë emergjente në të cilën është transporti publik, në një rritje të konsiderueshme të çmimit të naftës, jemi të detyruar të njoftojmë se nga e hëna nëse nuk do kemi një reagim, do të reduktojmë flotën e autobusëve me 30%, gjë që është në dëm të operatorëve dhe qytetarëve që nuk do marrin shërbimin që meritojnë për shkak të krizës së vazhdueshme”- u shpreh Dashnor Mema, kreu i Shoqatës së Transportit Publik. Versus.al

Poll