Fier- Janë publikuar fotot e çiftit të të moshuarve që humbën jetën ditën e sotme në Kuman të Roskovecit.
Bashkëshorti Shefit Rrapaj qëlloi me pushkë gruan e tij, Dashuri Rrapaj. Ngjarja ishte e paralajmëruar për shkak se 4 ditë më parë, policia kishte shkuar në banesë për të shuar një tjetër konflikt mes dy të moshuarve.
Nga 9 fëmijët e çiftit, pjesa më e madhe e tyre jetojnë në emigracion. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. Versus.al


