
Detaje të tjera janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kuman të Roskovecit ku 80 vjeçari Shefit Rrapaj vrau me pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe dhe më pas vrau edhe veten.
Prej më shumë se 20 vitesh, çifti jetonte në këtë zonë pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 9 fëmijëve, 6 vajza dhe 6 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracioni. Vetëm njëri prej djemve jetonte me ta dhe është shoqëruar për në komisariat për të dhënë dëshminë lidhur me ngjarjen.
Mësohet se në familje ka patur prej vitesh konflikte të vazhdueshme. Madje vetëm 4 ditë më parë policia kishte ndërhyrë për të sqaruar konfliktet mes çiftit të ndjerë. Gjithashtu, bëhet me dije se 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar të vetëvritej me armë zjarri. Versus.al


