AKTUALITET /

Alfred Peza e paguante 14 mijë euro në muaj? Gazetarja e RTSH-së: E kisha 140 mijë euro, por nuk bleva një apartament

Në statusin e publikuar gazetarja aludon se lajmi është nxjerë nga Peza i cili përpiqet ta dëmtojë figurën e saj.

Shkruar nga Versus
Alfred Peza e paguante 14 mijë euro në muaj? Gazetarja e RTSH-së:
Foto montazh: Alfred Peza dhe Blerta Tafanit

Gazetarja e Radio Televizionit Shqiptar Blerta Tafani ka reaguar pas lajmit që po qarkullon në media që ajo paguhej në kohën kur Alfred Peza drejtonte këtë institucion, 14 mijë euro.

Në statusin e publikuar gazetarja aludon se lajmi është nxjerë nga Peza i cili përpiqet ta dëmtojë figurën e saj.

'Kur nuk ke pune do luash deren. Ashtu sic ben dikush tani qe ka mbetur pa pune, nuk del dot nga shtepia nga ndershmeria e madhe qe e ka karakterizuar, nuk di me se te merret dhe po mendon se po me demton mua e po pastron llumin e vet!

Gazetarja shton me ironi se paga e saj nuk ka qenë 14 mijë euro por 140 mijë por vetëm se nuk i kanë mjaftuar asnjëherë për të blerë apartamente në mes të bllokut .

Nuk ka qene 14 mije, ka qene 140 mije euro ne muaj! Vetem se nuk me mjaftuan asnjehere sa per te blere apartamente ne mes te bllokut, e per ti dhene me qera…..

Postimi i plotë i Tafanit:

Kur nuk ke pune do luash deren. Ashtu sic ben dikush tani qe ka mbetur pa pune, nuk del dot nga shtepia nga ndershmeria e madhe qe e ka karakterizuar, nuk di me se te merret dhe po mendon se po me demton mua e po pastron llumin e vet! Po ju ka informuar gabim! Nuk ka qene 14 mije, ka qene 140 mije euro ne muaj! Vetem se nuk me mjaftuan asnjehere sa per te blere apartamente ne mes te bllokut, e per ti dhene me qera…../Versus.al

 

 

 

Poll