AKTUALITET /

Ambasada dhe familja e kërkonin, braziliania ushtronte pr*stitucion në Shqipëri! E pëson edhe 'tutori'

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të brazilianes dhe shqiptarit që e shfrytëzonte për prostitucion.

Shkruar nga Versus

Ambasada dhe familja e kërkonin, braziliania ushtronte pr*stitucion në

Fier- Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të një gruaje nga Brazili që ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit në Shqipëri dhe “tutorin” e saj.

Hetimet për këtë rast nisën pasi Ambasada e Brazilit në Tiranë kishte dorëzuar një kërkesë për ndihmë për të gjetur një vajzë braziliane me të cilën, familjarët e saj kishin humbur kontaktet prej një muaji.

Hetimet zbuluan se braziliania L.J kishte hyrë në territorin shqiptar në muajin shtator të vitit 2025 me qëllim të ushtrimit të prostitucionit pasi kishte krijuar kontakte në internet me persona që merreshin me këtë veprimtari kriminale.

L.J ka ushtruar prostitucion në ambiente të ndryshme në Tiranë, Golem dhe Lushnjë. Ndërsa i pandehuri tjetër, tutori i saj S.M pasi kishte krijuar njohje me brazilianen, e kishte shfrytëzuar për prostitucion duke i siguruar klientë kundrejt pagesës.

Shqiptari u ofronte personave të ndryshëm për të kryer marrëdhënie seksuale me brazilianen duke u përcaktuar tarifat dhe duke organizuar takimet. Shtetasja braziliane u gjet në një banesë në fshatin Karbunarë të Lushnjës. Versus.al

Poll