Live Updates /

Stuhia përfshin Shqipërinë, 1 elektriçist i vd*kur dhe 3 persona të plagosur! Pemë të thyera e dëme materiale

*Një stuhi me erë të fortë, shi të dendur dhe shkarkesa të forta elektrike përfshiu pjesën më të madhe të territorit shqiptar mbrëmjen e djeshme. *Në jug të vendit, një numër i madh turistësh të huaj u panë teksa nxitonin të gjenin strehë për t’i shpëtuar stuhisë. Ndërsa era e fortë rrëzoi disa pemë dhe shtylla elektrike duke lënë pa energji një pjesë të Himarës. Për të rregulluar defektin, një punonjës i OSHEE u ngjit në një shtyllë elektrike rreth orës 03:00 të mëngjesit, por fatkeqësisht e zuri korenti dhe rripi i sigurisë u shkëput duke bërë që të binte nga shtylla dhe të humbte jetën. *Në Sarandë 3 persona u plagosën si pasojë e xhamave të thyer nga era e fortë dhe pemët e rrëzuara.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
2 ORE ME PARE

Shkoi të riparonte dëmet pas stuhisë në Himarë, punonjësi i OSHEE bie nga shtylla dhe humb jetën

Stuhia përfshin Shqipërinë, 1 elektriçist i vd*kur dhe 3

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e sotëm. Një punonjës i OSHEE-së humbi jetën teksa ndërhyri për të riparuar një defekt në rrjetin elektrik të zonës.

Tragjedia ndodhi rreth orës 03;00 kur moti i keq dhe erërat e forta kishin shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Viktima është 55 vjeçari Bashkim Boçi nga Elbasani, i cili ishte dërguar për të ndihmuar ekipet lokale të OSHEE-së në rikthimin e energjisë.

55 vjeçari ka qenë i ngjitur në shtyllë, duke tentuar të rilidhë një kabull energjie, kur i është shkëputur rripi i sigurisë që e lidhte për mesi. Kjo ka bërë që të rrëzohet nga shtylla në një lartësi 9 metra, e për pasojë të ndërrojë jetë. Versus.al

3 ORE ME PARE

Stuhia e fuqishme përfshin vendin, pemë të rrëzuara në jug! Plagosen 3 persona në Sarandë

Stuhia përfshin Shqipërinë, 1 elektriçist i vd*kur dhe 3

Një stuhi e fuqishme tropikale përfshiu mbrëmjen e djeshme pjesën më të madhe të vendit, duke shkaktuar edhe dëme materiale kryesisht në zonën e jugut.

Në Vlorë e Sarandë, turistët e huaj nxituan që të gjenin strehim pas stuhisë së fortë, pemëve që binin e sendeve që merrte me vete era.

Si pasojë e stuhisë, në Sarandë janë lënduar 3 persona të cilët u plagosën nga thyerja e xhamave të automjeteve të dëmtuara nga rrëzimi i një pishe. Një prej tyre u godit nga degët e pemës teksa ecte me motor.

Disa zona kanë patur edhe probleme me energjinë elektrike, ndërsa raportohen dëme në biznese e banesa. Moti i keq përfshiu edhe Durrësin, por deri më tani nuk raportohet për probleme. Versus.al

Poll