Çfarë do të gjeni në brendësi
*Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh sot në orën 18:00 për të zgjedhur kupolën e re drejtuese të partisë. Të pranishëm në mbledhje ishin 299 anëtarë. Ndërsa mbledhja nisi me debate, pasi anëtarja Ilirjana Kuçana pretendoi se ishte shkelur statuti duke mos e marrë në dorëzim kërkesën e bërë prej saj. *Berisha bëri me dije se do të ketë 4 nënkryetarë partie. Ndërsa për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka i cili kërkon një mandat tjetër, do të ketë përballë deputetin Saimir Korreshi.
Debat në mbledhjen e Këshillit të PD, anëtarja përplaset me Berishën: Keni shkelur statutin

Mbledhja e këshillit kombëtar të PD u shoqërua nga debatet pak përpara nisjes së procesit të votimit për zgjedhjen e kupolës drejtuese të partisë nga 299 anëtarë të këshillit.
Ndërsa kryetarja e sapozgjedhur e këshillit, Julia Emiri ftoi komisionin që merret me zgjedhje që të përgatiste nisjen e procesit, njëra nga anëtaret, Ilirjana Kuçana kërkoi që të respektohej statuti dhe të merrej në dorëzim kërkesa që kishte bërë 24 orë më parë.
Në debat ndërhyri edhe Berisha i cili i tha Kuçanës se asnjë e drejtë nuk i ishte mohuar, por se duhej që ta bënte kërkesën sipas statutit.
Pjesë nga debati:
Emiri: Ftojmë komisionin e zgjedhjeve të përgatisë nisjen e procesit, bëjmë 10 minuta pushim…
Kuçana: Të lutem merreni kërkesën, e kam dorëzuar 24 orë përpara. Ne jemi anëtarë të këshillit kombëtar, të lutem lexoje statutin.
Berisha: Paraqitja e rezolutave ka rregullin e vetë. Do kesh të drejtë ta bësh sa herë të duash, por vetëm sipas rregullave. Lexoje statutin të lutem. Nuk mund ta shohim statutin këtu.
Kuçana: Statutin e keni shkelur
Emiri: Sot do vazhdojmë me rendin e ditës, këtë përgjigjie ju kam dhënë edhe në mesazh.
Berisha: Ilirjana, ke komunikuar me mua sot. Të kam kthyer përgjigjie të kam thënë ndiqe statutin. Asgjë nuk ju mohohet. Versus.al
Sot zgjidhet kupola e re drejtuese e PD, Noka përballë Korreshit për postin e rëndësishëm

Pasditen e sotme në orën 18:00, Partia Demokratike mbledh Këshillin Kombëtar ku do të zgjidhet ekipi i ri drejtues. Anëtarët e Këshillit do të zgjedhin Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët e PD, sekretariatin si dhe komisionin e Apelimit.
Me zgjedhjen e strukturave të reja, PD synon të forcojë ekipin politik për përballjet e ardhshme politike.
Në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së do të jenë Flamur Noka dhe Saimir Korreshi. Ndërkohë, për postet e nënkryetarëve të Partisë Demokratike do të ketë dy gara. Për një nga pozicionet do të përballen Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi, ndërsa në garën tjetër do të jenë Erisa Bajazhi dhe Nikola Kedhi. Versus.al

