AKTUALITET /

"Ju erdhi fundi", mijëra protestues marshojnë në Tiranë kundër klasës së vjetër politike

Sot ishte dita e 46-të radhazi e protestës.

Shkruar nga Versus

"Ju erdhi fundi", mijëra protestues marshojnë në

Ashtu si çdo natë që prej datës 31 maj, mijëra protestues të cilët protestuan sot për të 46-ën ditë me radhë, kanë nisur marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.

Me thirrjet për rrëzimin e klasës së vjetër politike, ata marshuan nëpër Tiranë duke kërkuar që drejtësia të nisë hetimet për zyrtarët e korruptuar dhe t’i ndëshkojë.

Në fjalimet e mbajtura, qytetarët u shprehën se nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe se protestat do të vijojnë deri në ndërrimin e klasës politike të tranzicionit të stërgjatur shqiptar. Versus.al

Poll