AKTUALITET /

Aksident në Vlorë, makina e policisë përplas 13 vjeçarin në vijat e bardha

Fatmirësisht i mituri është jashtë rrezikut për jetën.

Shkruar nga Versus

Aksident në Vlorë, makina e policisë përplas 13

Vlorë- Një makinë e policisë bashkiake ka përplasur një fëmijë 13 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori”, ku mjeti i Policisë Bashkiake, i drejtuar nga shtetasi G. H., ka goditur të miturin. 

Fëmija në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Versus.al

 

Poll