Durrës- Policia ka ndaluar drejtoreshën e shkarkuar të filalit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj dhe dy zyrtaret e tjera, shefen e Financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtaren Paola Dana.
Prokuroria nisi menjëherë veprimet pas kallëzimit nga vetë institucioni, ndërkohë që 3 punonjëset e ndaluara akuzohen nga posta shqiptare për shpërdorim detyre dhe abuzim me vlera monetare.
Në krye të Postës Shqiptare është komanduar Shpresa Ismaili e cila mbante detyrën e shefes së Burimeve Njerëzore. Ndërsa grupi i auditit po zhvillon një kontroll në filalin e postës. Pritet që të verifikohet dokumentacioni financiar për të parë nëse abuzimet janë edhe më të mëdha. Përtej vlerës së 700 mijë eurove, apo 69 milion lekë të munguara në shërbimin e pagesave dhe të dokumentuara nga auditi i mëparshëm, dyshimet lidhen me një dëm ekonomik që mund të arrijë deri në 3 milionë euro. Versus.al

