
Një grup shtetasish serbë janë ndalur në kufirin me Kosovën pasi nuk janë lejuar të hyjnë në vend. Në distancë nga policët shqiptarë në kufi, ata kanë shpalosur flamurin serb, ndërsa kanë vijuar me thirrjet e tyre nacionaliste dhe fyerjet kundrejt shqiptarëve.
Nga ana tjetër, efektivët e policisë së Kosovës kanë mbajtur pozicionet e tyre duke mos hequr dorë nga vendimi për të mos i lënë motoristët që të kalonin kufirin.
Ky incident është shënuar pak ditë pas deklaratës skandaloze të ministres serbe e cila tha se nëse do të kishte qenë në vend të Millosheviçit, do kishte bërë spastrim etnik në Kosovë. Versus.al

