Live Updates /

"Rilindja Urbane 2.0", Rama: 1.5 mld euro për transformimin e infrastrukturës! Më përpara zgjedhjet fitoheshin me çakull

*Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në eventin “Rilindja Urbane 2.0” ku u prezantua plani për një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin e infrastrukturës së qyteteve duke nisur nga transporti publik dhe parkimet. *Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pavarësisht ndryshimeve që sipas tij janë arritur në këto vite qeverisëse, nuk duhet që kryebashkiakët të mjaftohen me kaq, por të shohin për të shkuar më tej drejt përmbushjes së pritshmërive të njerëzve. *Rama tha se njerëzit duhen kuptuar përse protestojnë dhe jo të konsiderohen mosmirënjohës. Ndërsa gjatë gjithë fjalës së tij mori shembuj sesi kishte qenë vendi përpara qeverisjes së PS duke vënë në dukje sipas tij se ka patur një transformim të qyteteve.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në eventin “Rilindja Urbane 2.0” ku u prezantua plani për një fond prej 1.5 miliardë eurosh për transformimin e infrastrukturës së qyteteve duke nisur nga transporti publik dhe parkimet. *Gjatë fjalës së tij, Rama tha se pavarësisht ndryshimeve që sipas tij janë arritur në këto vite qeverisëse, nuk duhet që kryebashkiakët të mjaftohen me kaq, por të shohin për të shkuar më tej drejt përmbushjes së pritshmërive të njerëzve. *Rama tha se njerëzit duhen kuptuar përse protestojnë dhe jo të konsiderohen mosmirënjohës. Ndërsa gjatë gjithë fjalës së tij mori shembuj sesi kishte qenë vendi përpara qeverisjes së PS duke vënë në dukje sipas tij se ka patur një transformim të qyteteve.

3 Postime
2 ORE ME PARE

1.5 mld euro për "Rilindjen Urbane 2.0", Rama: Autobusa elektrikë dhe parkime mbi dhe nëntokësore

"Rilindja Urbane 2.0", Rama: 1.5 mld euro për transformimin e

Ndërsa foli për programin “Rilindja Urbane 2.0” që parashikon fond prej 1.5 mld eurosh për transformimin e qyteteve, kryeministri Edi Rama zbuloi se pjesë e planit është reformimi i transportit publik duke furnizuar të gjitha bashkitë me autobusë elektrikë.

Ai tha se fillimit do të përqendrohen tek bashkitë me fluksin më të madh të lëvizjeve. Ndërsa shtoi se do të ndërtohen parkime mbi dhe nëntokësore nëpër qytete.

“Është e papranueshme që ne të synojmë të ngjitemi më lart si vend turistik dhe të besojmë se mund të ngjitemi më lart duke mirëmbajtur atë që kemi dhe duke pranuar këtë kategori ku jemi. Kategoria ku jemi sot është kategori që duhet më patjetër ta lëmë pas, sepse përndryshe do të na vërë poshtë si vend turistik. Muzetë e lokale janë një element, transporti modern është element i domosdoshmesh. Do krijojmë një kompani të përbashkët me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkive për të furnizuar bashkitë, duke nisur me ato që kanë fluksin më të madh të turistëve, me autobusë të një gjenerate të re. Autobusë elektrikë që do të duhet të plotësojnë shumë nevoja të rritura sidomos gjatë sezonit. Tjetër komponent janë parkimet. Nuk mundet më që ne të mos hyjmë në një fazë komplet të re të ndërtimit të parkimeve në qytete, nëntokësore, mbitokësore me të gjitha ato formula që u paraqitën këtu.  Gjithçka do të bëjmë me ekonominë, në sensin e fuqizimit të subjekteve vendore, tek programi për mbështetjen e bizneseve të vogla dh et mesme me garanci sovrane. Programi dyfishoi sipërmarrjen tende, për të gjithë ata që duan financim për të dyfishuar kapacitetet, tek start up-et”, tha Rama. Versus.al

3 ORE ME PARE

“Dikur fitoheshin zgjedhjet me çakull”, Rama: Gropat ishin më shumë se pjesët e sheshta

"Rilindja Urbane 2.0", Rama: 1.5 mld euro për transformimin e

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë eventit “Rilindje 2.2” tha se para se PS të vinte në pushtet, zgjedhjet në Shqipëri fitoheshin me 2 kamionë çakull. Ndërsa tha se sot vendi është në fazë të re pasi kilometrat e shtruara me asfalt nuk merren më në konsideratë, por në vëmendje është infrastruktura.

“Dikur fitoheshin zgjedhje me çakull. Ishte një kohë e sistemit mazhoritar. Fitoheshin zgjedhje me çakull. Dy kamionë çakull që hidheshin me një zhurmë rruge ku në fakt gropat ishin më shumë se pjesët e sheshta, sillnin votën.

Sot kilometrat që ekzistojnë, nuk janë hiç në vëmendje. Janë kilometra që mungojnë. Nuk është në vëmendje infrastruktura edhe aty ku mungojnë kilometrat, është siguria”- tha Rama. Versus.al

 

3 ORE ME PARE

“Kryebashkiaku më tha i gjeta në llum, tani protestojnë”, Rama: S’jemi më shoqëri e varfër

"Rilindja Urbane 2.0", Rama: 1.5 mld euro për transformimin e

Në kuadër të eventit “Rilindja 2.0” ku janë të pranishëm edhe kryebashkiakët, kryeministri Edi Rama tregoi sesi njëri prej tyre i ishte ankuar se qytetarët kishin dalë në protestë edhe përse u kishte bërë ‘shërbimet’ që kërkonin me rrugë e infrastrukturën e nevojshme.

Rama e shpjegoi këtë duke thënë se vendi ka kaluar në një fazë tjetër dhe se një shoqëri sa më e zhvilluar të jetë, aq më shumë kushte kërkon.

“Njëri prej jush i acaruar më tha se kishin dalë në një lloj proteste dhe po thoshte që i kam gjetur në llum, nuk kishin rrugë, nuk kishin ndriçim, mbushur me plehra, ua kam bërë lagjen me rrugë me drita dhe pemë. Edhe stola kam vënë, po janë mosmirënjohës.

Unë besoj që ky është leximi më i gabuar i mundshëm i një reagimi për të cilin normal atij nuk i vinte mirë, askujt nuk i vjen mirë për më tepër kur ke parasysh atë që ai thoshte që nga ishte nisur dhe nuk e kuptonte dot sesi një komunitet të cilit i kishte bërë gjithë aty hyzmet t’i kthehej kundër.

Fakti është që sa më shumë përmirësohen kushtet, aq më shumë bie në sy si e papranueshme ajo që mungon. Kjo nuk është mosmirënjohje, është pritshmëri për standarte të tjera.  Shoqëritë e varfra..kemi qenë një shoqëri e varfër, por nuk jemi më. Shoqëritë e varfra, janë shumë më tolerante ndaj mungesave.

Sepse në shoqëritë e varfra dominon mendësia që ka edhe më keq. Shoqëritë e zhvilluara që hyjnë në një fazë zhvillimi ku gjërat bëhen realitet, janë gjithmonë e më intolerante ndaj mungesave. Do të thotë se suksesi, rezultati, ndryshimi, nuk ul pritshmëritë, i rrit pritshmëritë”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al

 

Poll