BOTA /

"Thriller" në Greqi, thyhet dritarja e avionit gjatë fluturimit, era 'thith' pasagjerin serb

Shkruar nga Versus

"Thriller" në Greqi, thyhet dritarja e avionit gjatë

Një thriller i vërtetë gjatë fluturimit përjetuan mëngjesin e sotëm pasagjerët e një avioni që  u nis nga Selaniku për në Mynih të Gjermanisë . Një zhurmë shurdhuese, një dritare e thyer teksa ndodheshin në ajër dhe një 61 vjeçar serb që u thith nga era si pasojë e dekompresimit të kabinës së avionit.

Mësohet se shkak për ngjarjen e pazakontë është bërë një defect në motorin e avionit. Defekti shkaktoi shkëputjen e disa pjesëve të motorit duke bërë më pas që dritarja të thyhej.

61 vjeçari serb që u thith nga era, u shpëtua nga gruaja e tij e cila e mbajti tek këmbët duke e tërhequr. Ai u transportua për në spital për t’u mjekuar për dëmtimet në qafë.

Piloti thuhet se e kuptoi menjëherë problemin që kishte lindur dhe iu urdhërua të kthehej në Aeroportin e Selanikut , nga ku avioni ishte ngritur pak kohë më parë. Gjatë incidentit, pati zbatim të plotë të protokollit me avionin që u ul dhe u nis për në një zonë të posaçme parkimi në aeroport, pa probleme. Versus.al

Tags:

greqi

Poll