
Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë eventit “Rilindje 2.2” tha se para se PS të vinte në pushtet, zgjedhjet në Shqipëri fitoheshin me 2 kamionë çakull. Ndërsa tha se sot vendi është në fazë të re pasi kilometrat e shtruara me asfalt nuk merren më në konsideratë, por në vëmendje është infrastruktura.
“Dikur fitoheshin zgjedhje me çakull. Ishte një kohë e sistemit mazhoritar. Fitoheshin zgjedhje me çakull. Dy kamionë çakull që hidheshin me një zhurmë rruge ku në fakt gropat ishin më shumë se pjesët e sheshta, sillnin votën.
Sot kilometrat që ekzistojnë, nuk janë hiç në vëmendje. Janë kilometra që mungojnë. Nuk është në vëmendje infrastruktura edhe aty ku mungojnë kilometrat, është siguria”- tha Rama. Versus.al

