BOTA /

Avioni luftarak grek F-16 përfshihet nga flakët gjatë fluturimit, piloti kryen ulje emergjente në Zakynthos

Sipas raportimeve paraprake, piloti nuk ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Shkruar nga Versus

Avioni luftarak grek F-16 përfshihet nga flakët gjatë fluturimit,

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Greke ka kryer një ulje emergjente në Aeroportin e Zakynthos, pasi u përfshi nga flakët gjatë fluturimit.

Incidenti ndodhi sot ndërsa piloti arriti të ruante kontrollin e mjetit fluturues dhe ta ulte atë në mënyrë të sigurt në pistë.

Sipas raportimeve paraprake, piloti nuk ka pësuar lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Menjëherë pas uljes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, të cilat ndërhynë për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar sigurinë në aeroport.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit, i cili deri tani mbetet i paqartë.

Nuk janë bërë ende publike detaje të tjera mbi dëmtimet e avionit apo rrethanat që çuan në përfshirjen e tij nga flakët gjatë fluturimit./Versus.al

Poll