BOTA /

Fshati i UNESCO-s me vetëm 17 banorë kërkon më pak turistë: Ndihemi sikur jemi kopsht Zoologjik

"Pronë private. Ndalohet hyrja", "Ndalohet fotografimi" shkruhej në tabelat në një portë të vendosur përpara një shtëpie tradicionale prej druri në Vlkolinec, një fshat sllovak i listuar në UNESCO, i cili vizitohet nga dhjetëra mijëra turistë në vit.

Shkruar nga Versus
Fshati i UNESCO-s me vetëm 17 banorë kërkon më pak
Foto nga një prej shtëpive të fshatit

"Jemi në ndonjë kopsht zoologjik apo diçka e tillë?" - protestoi pensionisti 68-vjeçar Anton Sabucha për AFP-në, duke u përkulur drejt tabelave jashtë shtëpisë së tij.

Ai u ankua se turistët shkojnë kudo që duan, bëjnë fotografi dhe shikojnë përreth çdo ditë.

I moshuari u shpreh se ai dhe fshatarët e tjerë ndiheshin si figurantë në një shesh xhirimi dhe donte që Vlkolinec të hiqej statusi i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Sabucha, banori më i vjetër, është një nga vetëm 17 njerëzit që jetojnë gjatë gjithë vitit në fshat, duke luftuar për të ruajtur autenticitetin e tij dhe privatësinë e banorëve të tij përballë bumit të turizmit.

Fshati i UNESCO-s me vetëm 17 banorë kërkon më pak

Vlkolinec, i cili përfshin rreth 45 shtëpi prej druri, tërheq rreth 100,000 turistë në vit sipas vlerësimeve zyrtare.

Ata enden midis shtëpive të lyera kryesisht me nuanca të bardha, të verdha ose kafe - dhe shkojnë me biçikletë ose ecin në kodrat përreth Sllovakisë qendrore.

UNESCO e njohu Vlkolinecin në vitin 1993. Dy vende të tjera me shtëpi tradicionale prej druri kanë gjithashtu status trashëgimie në Hungarinë dhe Republikën Çeke fqinje.

Për të mirën e turistëve, Vlkolinec organizon demonstrime artizanale tradicionale, nga qepja e kostumeve popullore dhe dekorimi i bukës së xhenxhefilit deri te kositja dhe korrja e barit.

Ai gjithashtu organizon festivale të korrjes dhe riinterpretime të dasmave tradicionale.

Por Sabucha tha se disa nga këto zakone nuk kanë qenë kurrë pjesë e së kaluarës së Vlkolinecit dhe të tjera nuk praktikoheshin më.

"Ata po u tregojnë atyre diçka që nuk është më këtu" u ankua banori.

Ndërsa shumica e banorëve nuk po lobojnë që etiketa e UNESCO-s të hiqet, megjithatë, ata duan që ankesat e tyre të adresohen, sipas Jan Ondrik, kryetar i shoqatës qytetare të Vlkolinecit.

"Vendasit mendojnë se bashkia po bën më shumë për turistët sesa për banorët," i tha ai AFP-së. Versus.al

Poll