MAGAZINË /

Fundjava rikthen "të nxehtin afrikan" në vend, parashikohen temperatura rekord

Shkruar nga Versus

Fundjava rikthen "të nxehtin afrikan" në vend, parashikohen

Temperaturat normale të ditëve të fundit mesa duket nuk do të zgjasin. Sinoptikantët bëjnë me dije se duke nisur nga sot deri të dielën do të ketë rritje të temperaturave deri në vlerat 40 gradë duke rikthyer kështu të nxehtin afrikan.

“Do të rriten nga dita në ditë, që nga enjtja 35 gradë, më pas 37, 38 dhe deri të dielën që shkon 39 dhe 40 gradë. Do ketë një shkëputje nga mesi i javës tjetër një freskim të shkurtër dhe më pas masa të nxehta afrikane”, u shpreh sinoptikantja Lajda Porja.

Temperaturat do të jenë më te nxehta në Elbasan, Berat, Fier, Gjirokastër, Tiranë dhe Shkodër. Dhe si pasojë e pranisë së erës, rreziku nga zjarret pritet të jetë i lartë.

“Temperaturat e larta do favorizojnë, parametri i erës sidomos në Lezhë e Vlorë, dhe era do të jetë prezente dhe do jetë problem për zjarret”, tha Porja.

Muaji korrik ashtu si qershori, pritet të jetë i nxehtë mbi vlerat normale të tij duke u ndikuar edhe nga efekti “El Nino” që vijon të jetë aktiv në Europë. Versus.al

Poll