AKTUALITET /

“Sot është dita e së vërtetës”, Kryemadhi shkon në GJKKO me bluzën 'e veçantë'

Shkruar nga Versus

“Sot është dita e së vërtetës”, Kryemadhi

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi u paraqit sot në GJKKO për seancën e radhës në themel për dosjen në ngarkim të saj dhe të ish-presidentit Ilir Meta.

Teksa hynte në godinë, Kryemadhi tregoi para mediave edhe bluzën që me shkrimin që kishte zgjedhur për sot ‘it’s a wonderful day’ (është një ditë e mrekullueshme). Ndërsa tha se mbrojtja e saj do të zbërthente të gjitha manipulimet që i ishin bërë procesit.

“Sot është dita e së vërtetës. Kam mbrojtjen dhe do t’ju zbërthejmë të gjitha manipulimet që janë bërë nëpërmjet mesazhit. Do t’ju njoftojmë sapo të fillojmë procesin”- tha Kryemadhi.

Kjo e fundit, njëjtë si ish-bashkëshorti i saj akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe korrupsion pasiv. Versus.al

Poll