AKTUALITET /

Tre të arrestuar për armë në Tiranë, njëri kishte thyer arrestin dhe bënte xhiro me makinë

Shkruar nga Versus

Tre të arrestuar për armë në Tiranë, njëri kishte

Tiranë- Tre persona janë arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje me qëllim shitjen e tyre. Në pranga kanë rënë fillimisht Sh.S, 31 vjeç dhe Sh.Sh 43 vjeç.

Gjatë kontrollit të 31 vjeçarit, këtij të fundit iu gjet një pistoletë dhe pas verifikimeve të policisë u zbulua se 43 vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak teksa qarkullonte me automjet në Rrugën e Dibrës.

Ndërsa në Kashar u arrestua një 69 vjeçar me inicialet F.H pasi iu gjetën në shtëpi një armë zjarri pistoletë dhe një armë gjahu me qindra fishekë të cilat dyshohet se do i shiste. Versus.al

Poll