AKTUALITET /

Akuzohej për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen ndaj ish-kreut të KPP

Ashtu siç edhe SPAK pretendoi, GJKKO nuk ka gjetur shkelje të kryer nga Myzyri.

Shkruar nga Versus

Akuzohej për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes së Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për shkeljet me një tender me vlerë 2,2 mln euro.

Pas hetimeve të tjera lidhur me çështjen, ashtu siç GJKKO kishte vendosur, SPAK doli sërish në përfundimin se ish-kreu i Prokurimeve Publike nuk provohet të ketë kryer vepër penale. 

Myzyri u mor i pandehur nga SPAK në qershor të vitit 2025 për tenderin me vlerë rreth 2.2 milionë euro në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor me gjatësi 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit. Versus.al

Poll