AKTUALITET /

Kali doli papritmas para motorit, aksident në Gramsh, plagosen burrë e grua

Shkruar nga Versus

Kali doli papritmas para motorit, aksident në Gramsh, plagosen burrë e

Elbasan- Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Çakrez të Gramshit ku burrë e grua mbetën të plagosur.

Mësohet se teksa lëviznin në rrugë me një motor, një kalë u ka dalë papritur përpara duke bërë që drejtuesi të humbte kontrollin e motomjetit.

Për pasojë çifti i bashkëshortëve, u rrëzua dhe burrë e grua pësuan dëmtime. Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, ndërsa të plagosurit u transportuan për në spitalin e Gramshit. Versus.al

Poll