
Konferenca e qetë për shtyp para përballjes së madhe mes Marokut dhe Francës në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, u shndërrua papritur në një skenë të pazakontë.
Teksa Brahim Diaz po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për sfidën vendimtare ndaj francezëve, në sallën e konferencave shpërtheu një debat i ashpër mes dy përfaqësuesve të medias.
Kamerat e transmetimit madje u larguan për pak çaste nga futbollisti maroken për të filmuar se çfarë po ndodhte.
Dy gazetarët shkëmbyen fjalë të tensionuara në gjuhën franceze, ndërsa sipas pamjeve të publikuara, konflikti duket se nisi pas një mosmarrëveshjeje rreth hapësirës personale dhe shqetësimeve gjatë mbulimit të konferencës.
Brahim Díaz didn’t know what to do when a couple of journalists started arguing in his press conference ???????? pic.twitter.com/O3cYDumqNK
— LiveScore (@livescore) July 9, 2026
Situata u tensionua më tej, por kolegë të tjerë nga media ndërhynë menjëherë për të kërkuar qetësi dhe për të ndalur përplasjen, duke mundësuar që konferenca të vazhdonte normalisht.
Ndryshe nga ajo që mund të pritej, Brahim Diaz e priti situatën me qetësi.
Futbollisti u pa duke buzëqeshur dhe madje bëri shaka me të pranishmit për të zbutur atmosferën, përpara se të rikthehej te përgjigjet e tij sapo gjithçka u qetësua.

