
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti në autostradën Levan- Tepelenë pranë vendit të quajtur Poçem.
Dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes se fortë një person është lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut./Versus.al

