AKTUALITET /

Hita i akuzoi se po sulmojnë bizneset me review negative, protestuesi: Qesharak! Metodë kontrolli e regjimit të vjetër

Një nga aktivistët e cilësoi këtë  qesharake, pasi kjo formë kundërvënie ndaj fjalës së lirë e qytetarëve, është mjeti i fundit që një qeveri e rrëzuar mund të përdorë.

Shkruar nga Versus

Hita i akuzoi se po sulmojnë bizneset me review negative, protestuesi:

Deklarata e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, për review negative të disa bizneseve me lidhje të afërta me pushtetin, ka shkaktuar reagim tek protestuesit.

Nga bulevardi, një nga aktivistët e cilësoi këtë  qesharake, pasi kjo formë kundërvënie ndaj fjalës së lirë e qytetarëve, është mjeti i fundit që një qeveri e rrëzuar mund të përdorë.

“Dua t’i them Hitës në vend që të bësh këto thirrje qesharake se po kthehesh në komunizëm dixhital ,do bëjë mirë t’i bëjë thirrje patronazhistëve që fshihen nëpër bodrume, që u vërsulen qytetarëve.

Po të ndërhysh në google për revieë kalon në qesharake. Regjimi bën çmos të kthejë policinë kundër fjalës së lirë. Dikur përdornin spiunët, sot përdorin terrorizmin dixhital... Regjimi është në gramën e fundit dhe po përdor të gjitha metodat për të terrorizuar aktivistët, fjalën e lirë, qytetarët, por kjo nuk do të funksionojë”, tha aktivisti Andi Tepelena./Versus.al

 

Poll