AKTUALITET /

"Ka për të ju mbuluar turpi"/ Thirrja e pedagogut për ambasadat: Shihni nga brezi i ri

Pedagogu i Universitetit Bujqësor, Lush Susaj u bëri thirrje qytetarëve dhe rinisë të bashkohen përtej propagandës partiake.

Shkruar nga Versus

  "Ka për të ju mbuluar turpi"/ Thirrja e pedagogut për  

Në fjalën e mbajtur sot në protestën e 40-të,  pedagogu i Universitetit Bujqësor, Lush Susaj u bëri thirrje qytetarëve dhe rinisë të bashkohen përtej propagandës partiake.

Ai pati një mesazh dhe për ambasadat e huaja që të mbështesin qytetarët dhe të rinjtë.

“Qeverisja më e korruptuar, më hajdutë e më antishqiptare që ka pasur Shqipëria. I bëj thirrje studentëve dhe nxënësve të Shqipërisë, hidhni tutje të gjitha propagandat e partive dhe kthejuni interesave kombëtare. Kjo protestë është në shërbim të kombit. Duhet të luftojmë deri në fund që të kthejmë demokracinë, është një luftë në interes të pluralizmit dhe demokracisë.

I bëj thirrjeve ambasadave europianë ambasadave të SHBA, na ndihmoni dhe qëndroni me shqiptarët sepse me këtë klasë politike nuk është hajri as i joni dhe as i Europës. Boll me derrat e korrupsionit, shihni nga brezi i ri. Ju që fshiheni dhe heshtni ka për të ju mbuluar turpi”, tha mes të tjerash ai./Versus.al

Poll