Çfarë do të gjeni në brendësi
*Policia ka shpallur në kërkim Emiljan alias Artur Sutin për vrasjen e fqinjit të tij Ilir Gjini mbrëmjen e djeshme në lagjen “Erdogan” në hyrje të pallatit të tyre në Laç. *Suti, person me precedentë të theksuar kriminalë brenda dhe jashtë vendit, dyshohet se e qëlloi të ndjerin me 4 mbiemra me 7 plumba sapo doli nga makina e tij. *Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e 40 vjeçarit i cili rezulton të jetë dënuar më parë në Belgjikë për vjedhje dhe në Shqipëri për kanosje për shkak të detyrës.
FOTO/ Identifikohet vr*sësi në Laç, ishte fqinj me viktimën! Person me precedentë të theksuar kriminalë
Emiljan alias Artur Suti, është personi i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 40 vjeçari me 4 mbiemra mbrëmjen e djeshme në Laç.
Suti ishte fqinj me viktimën të cilin e ka qëlluar me 7 plumba sapo kishte zbritur nga makina për të hyrë në pallatin ku jetonte. Shërbimet e Sigurisë kombëtare janë angazhuar për kapjen e Sutit pasi konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë duke marrë parasysh edhe të kaluarën e tij kriminale.
Ai rezoluton të jetë dënuar më parë në Belgjikë për vjedhje. Ndërsa gjithashtu është dënuar në Shqipëri me 5 vite burg për veprën penale "kanosje për shkak të detyrës". Versus.al
Ekzekutimi i 40 vjeçarit me 4 mbiemra në Laç, Gjini u qëllua me 7 plumba, tentoi t’ja mbathte

Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua 40 vjeçari Ilir Gjini, i njohur edhe me 3 mbiemra të tjerë si: Lika, Kokaj dhe Nure. Informacionet bëjnë me dije se ndaj tij është qëlluar me 7 plumba sapo kishte parkuar automjetin dhe po futej në hyrjen e pallatit ku jetonte.
Pavarësisht se viktima tentoi të largohej me vrap për t’i shpëtuar atentatit, autorët ende të paidentifikuar e kanë ndjekur dhe më pas e kanë qëlluar sërish.
Gjini u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë gjatë rrugës. Policia po heton për të identifikuar autorët, ndërsa disa persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje për rastin e rëndë. Një prej pistave kryesore që po hetohet është e kaluara e viktimës dhe konfliktet që mund të ketë patur. Versus.al
EMRI/ Të shtëna me armë në Laç, humb jetën 40-vjeçari
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes, 9 korrik, në qytetin e Laçit, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Ilir Lika, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë sulmit.
Ai u transportua për ndihmë mjekësore, por nuk arriti t'u mbijetojë plagëve të marra.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa po heton edhe motivin që çoi në ekzekutimin e 40-vjeçarit./Versus.al

