Çfarë do të gjeni në brendësi
*Gjatë rrugës për në Theth ku rikthehet një vit pas shembjeve masive të banesave e bujtinave pa leje, kryeministri Edi Rama hyri “live” në rrjetet sociale ku foli për Paketën e Maleve. *Ai tha se ky plan do të vijojë dhe se qëllimi i kësaj pakete është që ata të cilët e kanë tokën e trashëguar dhe nuk mund të investojnë pasi nuk kanë dokumentet, të mund të marrin letrat dhe të mos jenë në informalitet për biznesin që duan të ngrenë. *Sipas Ramës, paketa nuk është dizajnuar për shitjen e vendit. Ndërsa vijoi me komentet për protestuesit duke i quajtur “sorra e korba” dhe duke thënë se nuk mund ta kthejnë përmbys sistemin që ai ka ngritur.
“Sharlatanë”, Rama sulmon protestuesit: Ata që thonë Shqipëria duhet të jetë e shqiptarëve, e keqja më e madhe

Gjatë videos në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama sulmoi sërish protestuesit që prej më shumë se 51 ditësh vijojnë protestat për dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshimin e klasës politike të vendit.
“Ndërsa historia e sorrave dhe e korbave që e kanë marrë peng dhe e kanë kthyer në një shëmbëlltyrë simetrike me jashtënxjerrjen e asaj opozitës që tani s’dihet më ku është, nuk ka asnjë lidhje me historinë e të ardhmes së historisë, është vetëm e shkuara. E shkuara që vjen në formë shumë të rrezikshme dhe shumë shqetësuese po të shohim historinë. Ekstremet e majta dhe të djathta që vijnë për të sjellë më të keqen për një vend përmes sharlatanësh, injorantësh, delirantësh dhe dështakzemërakësh të pangushëllueshëm”- u shreh ai mes të tjerash.
Sipas tij, ata që kërkojnë në Shqipëri që duhet të jetë vetëm e shqiptarëve, janë e keqja më e madhe që mund t’i ndodhë vendit.
“Këta që bërtasin për një Shqipëri që u dashka të jetë vetëm e shqiptarëve për një Shqipëriq ë nuk duhet të ketë të huaj, janë më e keqja që mund t’i ndodhë këtij vendi. Kaq keq Shqipërisë nu kia kanë bërë ata që u tretën nga bulevardi dhe janë mbyllur atje në kuvlijtë e Kuvendit dhe vazhdojnë ulërasin sepse janë të mbaruar”- shtoi kreu i qeverisë. Versus.al
"Nuk po shesim malet", Rama për 'Paketën e Maleve': Mijëra emigrantë e duan për të bërë bujtina

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komunikimi në rrjetet sociale foli për “Paketën e Maleve” duke shpjeguar se sipas tij nuk jemi në kushtet kur malet po shiten, por kur ata që kanë prona të trashëguara mund t’i regjistrojnë dhe të hapin bujtina.
Ai shtoi se mijëra emigrantë shqiptarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e trashëguara nga paraardhësit.
“Nuk jemi në kushtet kur po shiten malet. Jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që në male kanë trashëguar një pronë. Jemi në kushtet kur njerëz të cilët kanë një pemtore të cilën e mirëmbajnë prej vitesh dhe për të cilën kanë pamundësi që të kenë letrat për arsyet që thashë, mund të pajisen me një leje për të bërë një agropërpunim. Jemi në kushtet kur mijëra emigrant kanë shprehur interes sepse duan të investojnë sepse kanë kuptuar se turizmi në Shqipëri do të bëhet gjithmonë e më domethënës pë rata që do të investojnë në eskperiencë dhe përvojë”- tha Rama.
Më tej shtoi se nëse Paketa e Maleve anulohet, njerëzit që kanë prona të trashëguara do të mbeten pezull.
“Paketa e maleve është politikë për njerëzit, të drejtën e pronës, të drejtën e zhvillimit të pronës. Është politikë që i shkon për shtat tëgjithë atyre që për shumë e shumë vite nuk kanë mundur ta kthejnë pronën e tyre në një asset financiar. Ta kthejnë në një mundësi për të vendosur një kolateral dhe për t’u zhvilluar më tutje. Çfarë domethënë të anulohet paketa e maleve? Do të thotë që të gjithë këta njerëz të mbeten pezull.
Nuk kam parë të çohet ndonjë që ka toka dhe të thotë kjo paketë po na merr pronat, po na zhvesh nga pronësia, po na heq nga atdheu. Nuk e bëjnë ata, sepse mezi e presin. Shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie”- shtoi Rama mes të tjerash. Versus.al

