AKTUALITET /

Apartamente dhe automjete, prokuroria sekuestron pasuritë e vëllezërve të arrestuar për qendra prostit*cioni në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Mario dhe Andi Roshit, të arrestuar në 2020-ën si organizatorë të ngritjes së qendrave të prostitucionit në Tiranë.

Shkruar nga B.V
Apartamente dhe automjete, prokuroria sekuestron pasuritë e
Vëllezërit Mario dhe Andi Roshi

Tiranë- Prokuroria ka sekuestruar pasuritë e vëllezërve Mario dhe Andi Roshi të arrestuar në 2020-ën nën akuzën e organizimit të qendrave që shfrytëzoheshin për prostitucion në kryeqytet.

Ata punësonin femra për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronin të kryenin shërbime seksual në këmbim të pagesës. Sipas hetimeve, rezulton se Mario Roshi dhe familjarët e tij zotërojnë shuma të mëdha parash në bankat e nivelit të dytë të cilat dyshohet se vijnë si pasojë e ushtrimit të aktivitetit kriminal.

Dyshohet se në skemën e fshehjes të të ardhurave, janë përfshirë bashkëshortja dhe babai i Mario Roshit. Paratë e ardhura nga veprimtaria kriminale më pas janë investuar në blerjen e pronave të patundshme.

Konkretisht, prokuroria ka sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

- Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;

- Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;

- Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;

- Automjeti “Benz 250 D”;

- Automjet “Volksëagen”;

- Automjet “Skoda Octava”;

- Automjet “AUDI A8”;

- Automjet “Smart”; dhe

- Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: