AKTUALITET /

Apeli i Posaçëm lë në burg ish-deputetin Çyrbja, mbrojtja: Ku janë marrë dhe dërguar informacionet?!

Çyrbja dhe Masha ankimuan vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj të dyveve. Masha pretendoi në mbrojtjen e tij, se nuk provohet fakte se ku janë marrë informacionet dhe tek kush janë dërguar.

Shkruar nga Versus
Apeli i Posaçëm lë në burg ish-deputetin Çyrbja,
Jyrgis Çyrbja

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish deputetin socialist Jurgis Çyrbja dhe të bashkëpunëtorit të tij Ahmet Masha.

Çyrbja dhe Masha ankimuan vendimin e GJKKO për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj të dyveve. Masha pretendoi në mbrojtjen e tij, se nuk provohet fakte se ku janë marrë informacionet dhe tek kush janë dërguar.

Ish deputeti socialist dhe Masha u arrestuan në datë 20 tetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme antikorrupsion, pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc.

Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha kanë mohuar të kenë qenë përdorues të aplikacionit Sky.

Jurgis Çyrbja akuzohet për “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive),“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha./Versus.al

Poll