
Kryedemokrati Sali Berisha teksa u paraqitur sot në GJKKO në zbatim të masës për aferën “Partizani”, lexoi edhe përgjime të tjera të cilat sipas tij lidhen me dosjen e hetimeve ndaj Taulant Ballës.
Sipas tij, Suel Çela i ka kërkuar një personi që dosjen e tij ta kalonin nga OFL tek SPAK, duke shtuar se për këtë gjë ishte në dijeni edhe Taulant Balla, asokohe kryetar i grupit parlamentar të PS.
“Taulanti është një personazh unik. A e dini ju që ai është edhe hajdut xhepash? Në kuptimin që nuk ngurron të kërkojë mbushmani kartën e telefonit. Ky është njeriu që përfaqëson Edi Ramën.
Në janar të vitit 2021 Suel Çela është në diskutim me pinin 2787BO, gjejeni vetë kush është. Në lidhje me një çështje kundër tij të nisur nga OFL, dosja ndodhet në SPAK.
Pini D78D7BO thotë se do e kthejmë dosjen nga SPAK në OFL. E kuptoni sesi shpëtohen kriminelat duke bërë dosjet top futbolli? Duke i nxjerrë jashtë afateve ligjore të gjykimit? Në fund thuhet, Tao është plotësisht i vetëdijshëm për këtë. Domethënë do ta bëjë se s’ka ku të shkojë. Kjo ishte për sot për Taon”- u shpreh Berisha. Versus.al







