Çfarë do të gjeni në brendësi
*Një argjendari në pronësi të O.L në Kamëz është grabitur me armë zjarri rreth orës 13:00 të ditës së sotme. *Nën kërcënimin e 2 kallashnikovëve 2 autorët e maskuar, arritën të merrnin disa bizhuteri. Për t’ja mbathur përdorën një motor. *Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, autorët me kallashnikovë ia mbathin me motor
Versus.al ka siguruar pamje të grabitjes me armë zjarri të ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:00 në Kamëz. Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë arritur të marrin disa bizhuteri brenda argjendarisë dhe më pas janë larguar.
Siç shihet në video, grabitësit janë larguar me motor. Deri më tani policia ende nuk ka arritur të bie në gjurmët e tyre. Versus.al
Grabitet me armë në mes të ditës argjendaria në Kamëz! 2 persona të maskuar vjedhin bizhuteritë

Tiranë- Dy persona kanë grabitur me armë zjarri një argjendari në zonën e Kamzës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur dy persona të maskuar hynë në argjendarinë e O.L dhe morën një sasi bizhuterish.
Policia po kryen veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
"Më datë 16.05.2026, rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës.
Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit"- njoftohet nga policia. Versus.al

