AKTUALITET /

Bie zjarr në katin e tetë të një pallati në Tiranë, policia evakuon banorët

Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shkruar nga Versus
Bie zjarr në katin e tetë të një pallati në
Foto ilustruese

Një zjarr ka përfshirë një apartament mesditën e sotme në afërsi të ish-stacionit të Trenit në rrugën 'Reshit Petrela' në kryeqytet. Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale, sipas njoftimit të policisë.

Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Gjithashtu grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njfotimi i Policisë:

Tiranë/Infomacion paraprak

Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të  të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. 

 

 

Poll