AKTUALITET /

Bisedat në SkyEcc dhe lidhje me botën e krimit, zbardhet dëshmia e Jurgis Çyrbjes para prokurorëve të SPAK

Ish-deputeti mohos akuzat. Avokati mbrojtës i tij është shprehur se mungon ekstrakti se kujt i është përcjellë informacioni në rast se klienti i tij e ka kryer një vepër të tillë.

Shkruar nga Versus

Bisedat në SkyEcc dhe lidhje me botën e krimit, zbardhet dëshmia

Ka përfunduar marrja në pyetje e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe e bashkëpunëtorit të tij Ahmet Masha, përpara prokurorit Adnan Xholi. 

Çyrbja është shprehur para prokurorit Xholi se nuk ka patur kurrë aplikacion SkyEcc dhe se nuk është ai që ka komunikuar me ata njërëz duke shtuar se nuk ka përkrahur asnjë person në kërkim dhe se as nuk i ka strehuar. 

Jurgis Çyrbja: Nuk kam patur kurrë aplikacion Sky Ecc dhe nuk jam unë ai që komunikon me ata njerëz. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij Ahmet Masha është pyetur nga Prokurori i çështjes në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc, ku ai ka pretenduar se nuk ka qenë përdorues dhe se nuk ka patur një aparat të tillë.

Mashës iu bënë një sërë pyetjesh lidhur me akuzën e ngritur “tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Avokati i tij mbrojtës është shprehur se mungon ekstrakti se kujt i është përcjellë informacioni në rast se klienti i tij e ka kryer një vepër të tillë.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja u arrestua mbrëmjen e 20 tetorit në Durrës pasi u mor i pandehur për 3 vepra të rënda penale.

Detaje të zbardhura nga dosja ndaj ish-deputetit, bëjnë me dije se ndaj tij rëndojnë akuzat e korrupsionit pasiv në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për këtë të fundit, u mësua se Çyrbja ka strehuar në banesën e tij Altin Hajrin, kreun e një grupi kriminal në Shijak, i cili rezulton i shpallur në kërkim që prej janarit të vitit 2020 për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës./Versus.al

Poll