Mëngjesin e sotëm, ish-banorja e Big Brother VIP, Livia Brunga bëri një rikthim surprizë në shtëpinë e famshme, duke u bërë pjesë e sfidës së mosreagimit.
Ajo tentoi të zgjonte banorët në çdo mënyrë të mundshme madje edhe duke u përpjekur t’i ngrinte nga shtrati, por ata qëndruan pa reaguar.
Livia shkoi edhe në shtratin e Rozanës ku ishte shtrirë këngëtarja dhe Ola duke u përpjekur t’i zgjonte. Rozana nuk bëri reagim, por më pas mbuloi fytyrën me duar dhe u pa e përlotur. Versus.al







