
Arrestimi i Erion Veliajt, nxori në pah edhe disa prej lidhjeve mes politikës dhe sistemit të drejtësisë. Deputetja socialiste Klotilda Bushka e cila u mor nën hetim nga SPAK për pengimin e hetimeve ndaj kryebashkiaku të Tiranës, rezulton të ketë pasur kontakte interesi me ish-kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami.
Kjo e fundit, dyshohet se në këmbim të ndihmës që Bushka kërkonte mbi personat që kishin në duar shqyqrtimin e dosjeve hetimore në Apelin e GJKKO, kërkonte vijimin e karrierës së saj në sistem.
Llagami e cila ishte në përfundim të mandatit në krye të KLGJ-së, duket se ka kërkuar postin e gjyqtares në Gjykatën Kushtetuese, emërim ky që bëhet përmes Kuvendit. Dhe i pari institucion që vihet në lëvizje është Komisioni Parlamentar i Ligjeve që drejtohet pikërisht nga Klotilda Bushka.
Nisur nga këto interesa edhe miqësia mes tyre duket se ka zgjatur shumë pak, pasi vetë Llagami e ka kuptuar se premtimi i Bushkës ishte gënjeshtër. Në momentin kur Llagami dyshon se Bushka nuk po e ndihmon për t’u bërë anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ajo shprehet se Ilda (Klotilda Bukshka) e ka gënjyer disa herë.
Ndërsa OraNews ka publikuar edhe disa prej mesazheve mes Llagamit ku provohet se arrestimi i Veliajt pritet që para një viti.
Bisedat i përkasin muajve nëntor e dhjetor 2023, si dhe janar të vitit 2024:
Nereida Llagami: Unë i karikova të tërë! Veç Ramiu (Edi Rama) m’ka ngel! E lashë për në fund.
Klotilda Bushka: Do e karikojë ky! Kur të jetë në formë ai.
Nereida Llagami: Këtej më kanë dhënë “Ok”. Po me idenë se ka folur Ilda (Klotilda Bushka).
-(i/e paidentifikuar) Ehu. Pse mu. E kam pas ndjesinë, por s’kisha si ta provoja. Se s’doja me e hedh poshtë, prandaj ta kërkova ty.
Nereida Llagami: Më thotë që Lali (Erion Veliaj)...
-(i/e paidetifikuar): Filloi prapë...
Nereida Llagami: Nuk e ngrys këtë vit...
-(i/e paidentifikuar): T’i bojmë gati qelinë.
Nereida Llagami: I ka thënë...
Bushka nga ana tjetër ka mohuar të ketë ndikuar në pengimin e hetimeve ndaj Veliajt duke pretenduar se ishte takuar me personin që ishte pyetur nga SPAK sepse e kishte kushërirë. Ndërkohë në dosjen hetimore pretendohet se Bushka në bashkëpunim me Ajola Xoxën, kishin asgjësuar telefonin e dëshmitares. Versus.al







