AKTUALITET /

Arti në zi! Ndahet nga jeta ikona e humorit, Todi Llupi

Shkruar nga Versus

Arti në zi! Ndahet nga jeta ikona e humorit, Todi Llupi

Aktori i mirënjohur i humorit fierak, Todi Llupi është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare. Arti dhe kultura janë në zi pas humbjes së një prej figurave më të dashura të estradës së Fierit. 

Me një karrierë mbi pesë dekada, Todi Llupi la gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare përmes roleve të tij plot humor, karaktereve autentike dhe interpretimit mjeshtëror të dialektit myzeqar.

Ai u bë pjesë e Estradës së Fierit në vitin 1971 dhe interpretoi gjithashtu në disa filma artistikë, ndërsa publiku do ta kujtojë gjithmonë për rolet që e bënë një ikonë të humorit shqiptar.

Në vitin 1989 u nderua me titullin “Artist i Merituar”, si vlerësim për kontributin e tij të çmuar në art dhe kulturë. Versus.al

Tags:

todi llupi

Poll