AKTUALITET /

Panik në Vlorë, zjarri i madh përfshin shkurret dhe rrezikon banesat

Shkruar nga Versus

Panik në Vlorë, zjarri i madh përfshin shkurret dhe rrezikon

Vlorë- Një zjarr masiv ka përfshirë lagjen “15 tetori” gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se flakët janë përhapur në një sipërfaqe me pisha e shkurre pranë të cilave ndodhen disa banesa.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht për pastrimin e territorit nga barishtet dhe shkurret, por era e fortë përhapi flakët me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll dhe shuarjen e plotë të tij. Versus.al

Poll