AKTUALITET /

Plagosje me thikë pas një konflikti në Fushë-Krujë, 22-vjeçari niset drejt Traumës

Sipas informacioneve paraprake, 22-vjeçari me inicialet M.K., banor i kësaj lagjeje dyshohet se është konfliktuar me një bashkëmoshatar, gjithashtu banor i zonës.

Shkruar nga Versus

Plagosje me thikë pas një konflikti në Fushë-Krujë,

Një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika me disa persona në Fushë-Krujë.

Sipas informacioneve paraprake, 22-vjeçari me inicialet M.K., banor i kësaj lagjeje dyshohet se është konfliktuar me një bashkëmoshatar, gjithashtu banor i zonës.

I riu është transportuar fillimisht për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit./Versus.al

Poll