BOTA /

E frikshme/ Ngjashmëria mes serialit të “Netflix” dhe tragjedisë në Maqedoni, mediat e huaja: Rastësi!

Regjisori Gustavo Lipsctein u frymëzua nga një ngjarje e vërtetë që ndodhi në vitin 2013 në qytetin Santa Maria, Brazil.

Shkruar nga Versus

E frikshme/ Ngjashmëria mes serialit të “Netflix” dhe

Tragjedia e Koçanit ku 59 të rinj humbën jetën si pasojë e një zjarri që ra në diskotekë, po përflitet në media si një ngjarje që ngjason cuditërisht shumë me skenarin e serialit të Netflix, “Nata pa fund”.

Regjisori Gustavo Lipsctein u frymëzua nga një ngjarje e vërtetë që ndodhi në vitin 2013 në qytetin Santa Maria, Brazil.

Seriali bazohet në një zjarr në klub ku humbën jetën 242 persona. Më shumë se 600 prej tyre u plagosën. Pas ngjarjes tragjike, autoritetet hapën hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit ndërsa qytetarët vajtojnë për të vdekurit. Prindërit e viktimave formojnë një shoqatë për të luftuar për drejtësi dhe zbulojnë se autoritetet dinë më shumë se çfarë dihet për publikun.

Sipas një raporti të policisë, vendi i ngjarjes në Brazil kishte sinjalistikë të dobët emergjence dhe aparate zjarri të dëmtuar, dhe oficerët më pas zbuluan se kishte vetëm dy dalje në rast emergjence, raporton BBC.

Ndërsa  në tragjedinë e Koçanit, humbën jetën  së paku 59 persona ndërsa mbi 150 të tjerë janë lënduar dhe ndodhen në spitalet në Maqedoni dhe vendet fqinje, përfshirë edhe Serbinë . Tetë anëtarë të grupit të ADN-së u vranë , ndërsa një anëtar është ende në kërkim.

Të mbijetuarit thanë më parë se gjatë evakuimit ka ndodhur një rrëmujë dhe se zjarri është shkaktuar nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Në atë moment në klub ishin më shumë se 1000 persona, mes të cilëve edhe të mitur. Instalimet e klubit ishin në gjendje të keqe dhe izolimi, sipas dëshmitarëve, ishte nga materialet më të lira. Pas rënies së zjarrit, ndaj disa personave është nisur hetimi dhe kryebashkiaku ka dhënë dorëheqjen.

Poll