Kosovë- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Ferizaj ku një foshnjë ka humbur jetën pak orë pasi lindi në tualetin e emergjencës.
Ngjarja ka ndodhur 2 ditë më parë në Ferizaj ku një 20 vjeçare dyshohet se ka lindur foshnjën brenda tualetit të emergjencës, ndërsa foshnja u gjet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë.
E reja përballet me akuzat për “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Versus.al

