
Gjermani- Të shtënat me armë zjarri në qytetin verior gjerman të Stade lanë të vdekur 5 persona ditën e sotme.
Policia tha se një i dyshuar mashkull është ndaluar. Motivi i ngjarjes nuk është ende i qartë.
"Të shtënat ndodhën pranë një qendre rinore në qendër të qytetit", citoi agjencia gjermane e lajmeve DPA një zëdhënës të policisë.
Policia e Stade tha në një deklaratë se një "operacion i madh" ishte duke u zhvilluar në Dankersstraße, duke u bërë thirrje qytetarëve të largohen nga zona dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të emergjencës në vendngjarje.
Stade ka rreth 50,000 banorë dhe ndodhet në perëndim të Hamburgut. Versus.al

