
Në Berlin, vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka bërë që policia të përdorë në mënyrë të pazakontë automjetet me topa uji, të cilat zakonisht shërbejnë për kontrollin e turmave.
Me temperaturat që kanë arritur rreth 38°C, mjetet e policisë u vendosën në zona të frekuentuara si Potsdamer Platz dhe pranë Portës së Brandenburgut, ku këtë herë u përdorën për të spërkatur ujë dhe për të freskuar qytetarët dhe turistët.
Sipas mediave lokale, përfshirë “Der Tagesspiegel”, kjo masë u mor pasi pishinat publike u mbushën shpejt dhe nuk arritën të përballonin numrin e madh të qytetarëve që kërkonin lehtësim nga i nxehti ekstrem.
Autoritetet theksuan se ndërhyrja kishte si qëllim uljen e rrezikut nga goditjet e të nxehtit, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të popullsisë.
Brenda pak orësh, automjetet speciale shpërndanë sasi të mëdha uji në formë mjegulle, duke sjellë freskim në sheshet kryesore dhe duke lehtësuar përkohësisht situatën për qytetarët në kryeqytetin gjerman.Versus.al

