
Një 11-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në Venezuelë, më shumë se 72 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën vendin, duke sjellë një moment shprese mes një bilanci tragjik që vijon të rëndohet.
Sipas autoriteteve, operacioni i shpëtimit është kryer në zonën e Caraballeda-s, një nga zonat më të prekura nga lëkundjet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë në veri të vendit.
Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, konfirmoi rastin, duke e cilësuar atë si një lajm shprese mes fatkeqësisë. “Çdo jetë e shpëtuar është një burim shprese për Venezuelën”, u shpreh ajo në rrjetin social X.
Ndërkohë, bilanci i viktimave ka arritur në 1,430 persona, ndërsa mbi 3,200 të tjerë janë plagosur. Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 50 mijë persona rezultojnë ende të zhdukur.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë në kushte të vështira, me pjesëmarrjen e ekipeve ndërkombëtare nga 17 vende, ndërsa në terren janë angazhuar edhe vullnetarë dhe familjarë të banorëve të prekur.
Autoritetet paralajmërojnë se orët në vijim janë vendimtare për gjetjen e të mbijetuarve, ndërsa ndihmat humanitare ndërkombëtare kanë nisur të mbërrijnë në zonat e goditura.Versus.al

