BOTA /

Tmerr në SHBA, 4 persona të plagosur pas të shtënave gjatë festimeve të Botërorit

Sipas mediave amerikane, një person është arrestuar në lidhje me incidentin, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë

Shkruar nga Versus

Tmerr në SHBA, 4 persona të plagosur pas të shtënave
Një natë që duhej të ishte festë u shndërrua në skena paniku në qytetin e Brockton, në shtetin amerikan të Masaçusetsit, ku të paktën katër persona mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri pas një grumbullimi të madh të tifozëve të futbollit.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pak para mesnatës, pranë kryqëzimit të rrugëve Main Street dhe Park Street, pasi qindra persona ishin mbledhur për të festuar kualifikimin historik të Kepit të Gjelbër (Cape Verde) në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Efektivët e policisë mbërritën në vendngjarje pas shumë telefonatave që raportonin të shtëna me armë dhe gjetën katër persona të plagosur. Të lënduarit u transportuan menjëherë në spital, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur gjendjen e tyre shëndetësore.

Sipas mediave amerikane, një person është arrestuar në lidhje me incidentin, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar motivin e sulmit dhe nëse në ngjarje janë përfshirë persona të tjerë.Versus.al

Poll