
Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë në ditën e 29-të.
Mijëra qytetarë janë mbledhur pasditen e kësaj të diele në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një nga organizatorët, Arben Kola, u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të shmangin provokimet dhe të ruajnë qetësinë gjatë protestës, duke paralajmëruar për mundësi të provokimeve nga persona brenda turmës.
“Mes nesh ka persona që duan të nxisin dhunë. Mos bini pre e provokimeve,” u shpreh Kola, duke theksuar nevojën për një protestë paqësore.Versus.al

