AKTUALITET /

FOTO/ Neutralizohet zjarri pranë Parkut Arkeologjik Bylis, Gonxhja falenderon shërbimet zjarrfikëse

Ministri ka vlerësuar angazhimin e ekipeve zjarrfikëse të Mallakastrës dhe Roskovecit, si dhe punonjësit e Albpetrolit, të cilët morën pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit

Shkruar nga Versus

FOTO/ Neutralizohet zjarri pranë Parkut Arkeologjik Bylis, Gonxhja

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur përmes një reagimi në rrjetet sociale se zjarri i rënë në Parkun Arkeologjik të Bylisit është neutralizuar.

Sipas tij, ndërhyrja e shpejtë dhe koordinimi i forcave në terren bënë të mundur shmangien e përhapjes së flakëve dhe një rreziku serioz për zonën e mbrojtur.

Ministri ka vlerësuar angazhimin e ekipeve zjarrfikëse të Mallakastrës dhe Roskovecit, si dhe punonjësit e Albpetrolit, të cilët morën pjesë në operacionin e shuarjes së zjarrit.

"Mirënjohje për efektivët e shërbimeve zjarrfikëse të Mallakastrës, Roskovecit dhe Albpetrolit, për punonjësit e Parkut Arkeologjik Bylis, për Prefekturën Fier, Bashkinë Mallakastër, Ministrinë e Mbrojtjes për mbështetjen ajrore, si dhe për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit dhe të Emergjencave Civile që kontribuan në mbrojtjen e parkut.

Trashëgimia kulturore është një pasuri kombëtare dhe mbrojtja e saj është përgjegjësi e përbashkët. Çdo akt i papërgjegjshëm që rrezikon monumentet, natyrën dhe sigurinë e komunitetit duhet të marrë përgjigjen që parashikon ligji. Bylisi u mbrojt falë përkushtimit dhe sakrificës së shumë njerëzve", shkruan ministri Gonxhja.Versus.al

FOTO/ Neutralizohet zjarri pranë Parkut Arkeologjik Bylis, Gonxhja FOTO/ Neutralizohet zjarri pranë Parkut Arkeologjik Bylis, Gonxhja   FOTO/ Neutralizohet zjarri pranë Parkut Arkeologjik Bylis, Gonxhja      FOTO/ Neutralizohet zjarri pranë Parkut Arkeologjik Bylis, Gonxhja   FOTO/ Neutralizohet zjarri pranë Parkut Arkeologjik Bylis, Gonxhja   FOTO/ Neutralizohet zjarri pranë Parkut Arkeologjik Bylis, Gonxhja   FOTO/ Neutralizohet zjarri pranë Parkut Arkeologjik Bylis, Gonxhja FOTO/ Neutralizohet zjarri pranë Parkut Arkeologjik Bylis, Gonxhja    

Poll