AKTUALITET /

“Nuk ka rëndësi mbiemri që mban apo pozicioni”, Lamallari paralajmëron drejtuesit e mjeteve për respektim të rregullave në rrugë

Lamallari shkruan se ankesat për parkime të gabuara janë ndër më të shpeshtat që i adresohen institucionit që drejton, duke e konsideruar këtë fenomen si problem të përsëritur në shumë lagje dhe rrugë të vendit.

Shkruar nga Versus

“Nuk ka rëndësi mbiemri që mban apo pozicioni”,

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar ndaj fenomenit të parkimeve të gabuara në zonat urbane, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë të rregullave të bashkëjetesës qytetare.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ministri bëri të ditur se Policia e Shtetit ka nisur një fushatë të intensifikuar për ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që parkojnë në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për bllokime dhe shqetësime në komunitet.

Ai theksoi se ankesat për parkime të gabuara janë ndër më të shpeshtat që i adresohen institucionit që drejton, duke e konsideruar këtë fenomen si problem të përsëritur në shumë lagje dhe rrugë të vendit.

“Nuk ka rëndësi mbiemri që mban, pozicioni që pretendon apo marka e makinës që drejton. Para ligjit, të gjithë janë të barabartë”, shkruan Lamallari, duke paralajmëruar se nuk do të ketë tolerim për shkeljet.

Mesazhi i plotë

Një nga ankesat më të shpeshta që kam marrë në adresën time elektronike apo në telefon janë pikërisht parkimet e gabuara nëpër lagje e rrugë, të cilat bëhen shqetësim për banorët e komunitetit dhe përdoruesit e tjerë të mjeteve.

Një sjellje aspak civile, shpërfillëse ndaj normave ligjore dhe rregullave të bashkëjetesës në komunitet. Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë shkelje, pavarësisht se kush është shkelësi.

Nuk ka rëndësi mbiemri që mban, pozicioni që pretendon apo marka e makinës që drejton. Para ligjit, të gjithë janë të barabartë dhe rregullat vlejnë njësoj për secilinLamallari paralajmwron drejtuesit e automjeteve.Versus.al

Poll