POLITIKË /

VIDEO/ “Ku fshihet Ergys Agasi?”, Flamur Noka pyet në komision kreun e SHISH: A keni informacion për pronat e tij në Zvërnec?

Gjatë seancës dëgjimore në komisionin e Sigurisë, ku Hyseni po raportonte, Noka ka këmbëngulur nëse SHISH ka dijeni për pasurinë e Agasit në Zvërnec ku përflitet se është pronar në lagunë

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Ku fshihet Ergys Agasi?”, Flamur Noka pyet në komision

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kërkuar nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, informacion më të detajuar mbi vendndodhjen e Ergys Agasit, por edhe sa i përket pastrimit të parave në ndërtim.

Gjatë seancës dëgjimore në komisionin e Sigurisë, ku Hyseni po raportonte, Noka ka këmbëngulur nëse SHISH ka dijeni për pasurinë e Agasit në Zvërnec ku përflitet se është pronar në lagunë.

“Bëhet fjalë për një pronë prej 302 hektarësh në Zvërnec. A e ka Shërbimi këtë informacion, a e ka relatuar Shërbimi? A është Ergys Agasi pronar me atë lagunë?! SHISH duhet të informojë nëse ky është një skenar për të zëvendësuar investitorët e huaj me Ergysin dhe Engjëll Agaçin. Këtë duhet ta thotë kryetarja e SHISH-it dhe jo vartësit e saj. Çfarë lidhje ka SHISH-i, i cili është involvuar tërësisht në një protestë që është thellësisht politike?", tha Noka.

Sipas tij, detyra e shërbimit sipas Deputetit Demokrat, nuk është të futet dhe të ndjekë kundërshtarët e Edi Ramës siç sipas tij po e ka bere me protesta e opozitës dikur dhe po e bën me protestat e qytetarëve tani.

"Çfarë do trupa operacionale e këtij institucioni brenda në protestë, mes të rinjve dhe të rejave që protestojnë për të rrëzuar Edi Ramën? Dhe cili është roli i Shërbimit në shpalljen non grata të shqiptarëve, dhe kjo a po ndodh vetëm për faktin për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës?” – u shpreh Flamur Noka.

 Noka pyeti SHISH-in dhe i ka kërkuar që të japë sqarime mbi problemin e pastrimit të parave, korrupsionit dhe sektorit të ndërtimit.

“Është e ditur për çdo qytetar se kullat janë simboli më i pastër i pastrimit të parave. Çfarë informacionesh ka SHISH për këtë çështje? A ka relatuar informacione në organet kompetente? Këto janë çështje sensitive për çdo shqiptar”, theksoi Noka.Versus.al

Poll