AKTUALITET /

Kishte ikur nga plazhi pa njoftuar familjen, gjendet pas 3 orë kërkimesh nga policia pushuesi kosovar në Shëngjin

Familja e kosovarit ka lajmëruar policinë e cila u angazhua në një operacion kërkim-shpëtimi duke kontrolluar zonën detare me mjete lundruese.

Shkruar nga Versus

Kishte ikur nga plazhi pa njoftuar familjen, gjendet pas 3 orë

Një pushues nga Kosova është gjetur pas 3 orë kërkimesh në bregdetin e Shëngjinit.

Mësohet se ai ishte larguar nga familjarët pa lajmëruar dhe kjo ka alarmuar të afërmit të cilët kanë dyshuar se ndoshta është mbytur në det.

Familja e kosovarit ka lajmëruar policinë e cila u angazhua në një operacion kërkim-shpëtimi duke kontrolluar zonën detare me mjete lundruese.

Ndërkohë që operacioni vijonte, bashkëshortja e tij e gjeti burrin shëndoshë e mirë në një kafene pranë bregdetit.Versus.al

Poll