
Një muaj nga nisja e protestave masive qytetare, policia vijon me procedimet ndaj qytetarëve pjesëmarrës në protestë që sipas sa kanë kryer vepra penale.
Në njoftimin zyrtar, policia thotë se, janë proceduar 31 qytetarë për tubimin e zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet dhe se procedimi është kryer në vijim të veprimeve procedurale për protestën e djeshme, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Personat e proceduar janë: Sh. B., B. K., A. J., V. D., A. K., L. K., R. S., I. Rr., S. E., M. Y., J. S., E. L., I. Gj., F. H., I. M., K. P., R. Sh., E. Q., B. S., A. N., A. D., F. H., Xh. P., G. P., Sh. G., I. Xh., D. D., A. K., A. R., R. D. dhe A. K.Versus.al

